4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Delawie ndahet i kënaqur me punën e doganave

Gjatë takimit të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Lulzim Rafuna, është diskutuar në lidhje me punën dhe të arriturat e doganës në zbatimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton zeri.info.
Drejtori Rafuna e ka çmuar ndihmen e ambasadës amerikane të dhënë për Doganën e Kosovës, me ç’rast e ka njoftuar me punën që po e bënë ky institucion.
“Ambasadori nuk është vetëm ambasador, por është edhe një mik i madh i doganës. ShbA-të kanë investuar mbi tre milion euro në Doganën e Kosovës. E njoftova ambasadorin për rritjen dhe në të hyrat e doganës. Po ashtu e kam njoftuar ambasadorin në luftimin e kontrabandës dhe inforamlitetit”, ka thënë Rafuna.
Ndërsa, ambasadori Delawie e ka vlerësuar lartë punën e bërë nga Dogana e Kosovës në zbatimin e ligjit si dhe ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për këtë institucion. “Sot është treguar puna e shkëlqyer që e bënë dogana e Kosovës.
Puna e doganës së Kosovës e tregon drejtpërsëdrejti zhvillimin e Kosovës. Unë sot e pashë se si zbatohet ligji këtu. Teknologjia më e mirë të ishte përdorur këtu nuk e bënë punën më mirë siç e bënë Dogana e Kosovës. Dogana e Kosovës ka siguruar përafërsisht 70 për qind të të hyrave në buxhetin e Kosovës. Unë e kam për qëllim që të punoj me grupin tim të ambasadës dhe do të vazhdoj në përkrahje të doganës”, ka thënë ambasadori Delawie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img