-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Partitë ‘harrojnë’ t’i thirrin tryezat politike, VV-ja thotë se janë të kota

Ndonëse partitë politike ishin dakorduar qysh në muajin prill që ta vazhdonin ciklin e tryezave, takimi i radhës që pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike ende nuk dihet se kur do të mbahet.

Zyrtarë të AAK-së, të cilët do të jenë nikoqirë të takimit të pestë, i kanë thënë gazetës “Zëri” se tryeza e radhës do të duhej të mbahej për dialogun Kosovë – Serbi, porse meqë ende nuk është arritur ndonjë konsensus i brendshëm rreth kësaj teme takimi në fjalë është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e LDK-së, të cilët e kishin nisur praktikën e tryezave me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kanë pohuar se ende vazhdojnë të mbeten për opsionin e zgjedhjeve.

Por ndonëse kishin paralajmëruar se do ta organizonin edhe një tryezë në fund të ciklit, nga LDK-ja kanë thënë se ende nuk është diskutuar rreth kësaj çështjeje, shkruan më tutje “Zëri”.

E deputetët e LVV-së konsiderojnë se mbajtja e tryezave është e kotë, pasi temat e mëdha duhet të diskutohen vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, deri më tash janë mbajtur katër tryeza gjithsej, të thirrura nga LDK-ja, PDK-ja, LVV-ja dhe PSD-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img