12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i amerikan në hyrje të Ujmanit

Ajo që mund të shihet është se të gjithë ushtarët janë të armatosur të gjata dhe disa mitralozë.
Në pamjet e reja të dërguara nga ekipi i kallxo.com shihen njësi të KFOR-it Amerikan tek qëndrojnë të armatosur në hyrje të hidrocentralit të Ujmanit. Aty janë vërejtur mjete të shumta ushtarake dhe ushtarë të cilët vazhdimisht janë duke patrulluar përreth mjeteve.
Ushtarët e KFOR-it, nuk kanë marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit mirëpo, prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për REL një zyrtar për media i KFOR-it.
Më herët është raportuar se KFOR-i, ka marrë nën kontroll liqenin artificial të Ujmanit në veri të Kosovës, që është më i madhi në vend e që menaxhohet nga serbët.

“KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë”, ka thënë zyrtari i KFOR-it.

“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë ai.

Ndërsa sipas raportimit të mediave serbe ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet dhe  e KFOR-it kanë bllokuar të gjitha rrugët që shpiejnë te liqeni.

Ajo që mund të shihet është se të gjithë ushtarët janë të armatosur të gjata dhe disa mitralozë.

Në të gjitha rrugët që shpiejnë të liqeni janë ushtarëve të KFOR-it dhe nuk lejojnë gazetarët të afrohen, shkruan gazeta serbe Kurir.

Sipas kësaj gazete ushtarët e KFOR-it kanë marrë nën kontroll të plotë Liqenin dhe Hidrocentralin e Ujmanit gjatë natës vonë dhe askujt nuk i lejohet qasja andej. Kurse gjatë zhvillimit të këtij operacioni në veri të Kosovës kanë fluturar helikopterët e KFOR-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img