-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

OKB deklarohet për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje një shkëmbim territoresh, apo sikurse e quan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervista për mediat, një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kombet e Bashkuara inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra për ndryshim kufijsh apo territoresh.

Farhan Haq zëvendëszëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm tha për Deutsche Welle në Nju Jork, se: “Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.

Ai tha se Kombet e Bashkuara nuk janë përfshirë në këtë proces.

“Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje”, theksoi Haq.

Ai nuk bëri komente mbi deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve.

“Këto diskutime duhet t’i bëjnë palët”, tha ai.

Është kjo hera e parë që nga OKB pranohet një zgjidhje e çështjes së Kosovës që mund të prekte edhe kufijtë. Deri më sot prekja e kufijve nuk ka ekzistuar si opsion zgjidhjeje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img