4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Askush nuk mund t’i lëndojë raportet Kosovë-Turqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e Grupit Parlamentar 6+, me të cilët ka ndarë shqetësimin e akteve të fundit ku disa qytetarë dogjën flamurin e Republikës së Turqisë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Veseli, përmes një postimi në Facebook duke shtuar se askush nuk mund t’i lëndojë raportet e Republikës së Kosovës me Turqinë.

“Me deputetët e Grupit Parlamentar 6 +, në një takim që pata sot, ndamë shqetësimin e përbashkët për aktin e dënueshëm ndaj simboleve të Republikës së Turqisë. Shteti i Kosovës, populli i Kosovës, i respekton dhe i nderon miqtë e vet, kulturën, simbolet dhe identitetin e tyre. Kosova ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe askush nuk mund t’i lëndojë ato, e as nuk do ta lejojmë një gjë të tillë”, ka shkruar Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img