Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Shpend Maxhuni janë duke e zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Arsyet e këtij takimi nuk dihen akoma por besohet se kanë të bëjnë me të gjitha zhvillimet e fundit në vend, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, për orën 13:00 është parlajmëruar se do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.