Aksidente të shumta po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë, e fatkeqësisht shumë prej tyre po përfundojnë me fatalitet.
Një i tillë ndodhi edhe sot në Suharekë duke lënë pa shenja jete dy persona dhe dy të tjerë të lënduar, shkruan ORAinfo.
Dy viktimat ishin meshkuj, ndërsa dy të shpëtuarit nga aksidenti ishin fëmijë.
Aksidenti ndodhi konkretisht në fshatin Mushtishtë të komunës së Suharekës.
Dy personat që humbën jetën nga aksidenti thuhet se janë të moshës 37 dhe 38 vjeҫare (motër dhe vëlla), ndërsa fëmijët të moshës 12 vjeҫare, që ndryshe ishin fëmijët e dy viktimave, shkruan ORAinfo.
Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave barte tagra të huaja ndërsa tjetra të Kosovës.
Personi nga vetura me targa të huaja ishte nga Franca dhe nuk pësoi ndonjë lëndim.
Se ishte një aksident me të vërtetë i rëndë mund të shihni edhe përmes disa pamjeve mjaftë të qarta të siguruara nga ORAinfo.
Në foto mund të shihni edhe gjendjen e fëmijëve të cilën shpëtuan vetëm me disa lëndime trupore.
Për më tepër, shikoni vet pamjet më poshtë.