Rasti është lajmëruar në polici pasi viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Fushë Kosovë, 31.07.2018-03:35. Është raportuar se dy viktima meshkuj K/Shqiptarë, janë dërguar në QKUK-në për trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.