Një gjë e tillë sipas tyre po ndodh pikërisht për faktin që tërë vëmendjen aktualisht e ka marrë dialogu Kosovë – Serbi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pavarësisht se kanë kaluar dy javë prejse Komisioni Evropian (KE) ka publikuar rekomandimin për vizat, institucionet e Kosovës ende nuk kanë ndonjë strategji konkrete për të lobuar te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit për Kosovën.
Përkundrazi, ndonëse nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë gazetës se lobimi është duke ndodhur për çdo ditë, nuk kanë treguar se cila do të jetë strategjia e cila do të ndiqet në këtë drejtim.
Lidhur me këtë nuk është përgjigjur as Ministria e Integrimit Evropian (MIE).
Kurse ekspertët e integrimit vlerësojnë se institucionet duhet patjetër të lobojnë te vendet e BE-së, si: Gjermania, Franca e Belgjika, të cilat sipas tyre duhet të informohet saktësisht se cilat janë të arriturat e Kosovës në sundimin e ligjit.