6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

BE vendos për pensionet e kosovarëve në Serbi

I ulur nën rrezet e diellit, duke e shoqëruar vetën me një gotë çaj, kujton me mall kohën kur punonte si mësimdhënës. Rrudhat e tij në ballë e duart e buta tregojnë për dashurinë që kishte ndaj profesionit.

Latif Fejza, tashmë 87 vjeçar, thotë se në vitet e 90-ta me sakrificë e dashuri, shpërndante dijen e tij duke u mësuar abetaren nxënësve kosovarë.
Tetëdhjetë e shtatë vjeçari thotë se në kushte të vështira, e kohë lufte është munduar që për 30 vjet sa ka punuar si mësimdhënës në njërën nga shkollat e Kosovës, ti mësoj për atdheun e tyre gjeneratat e reja.
Por pavarësisht sakrificave që tashmë ky pensionist kontribut dhënës i ka bërë, nuk kanë lejuar që ta bëjë një jetë të shëndoshë në pleqëri.
87 vjeçari pensionin e plotë kontribut dhënës nuk e mori asnjëherë. Në maj të vitit 1999 shteti i Serbisë u dëbua nga Kosova.
Serbia gjatë largimit mori me vete edhe Fondin Pensional, duke lënë më shumë 88 mijë pensionist në duart e fatit, 50 mijë nga të cilët presin kompensimin e pensioneve.
“Kujtoj shumë mirë se si para tre viteve dërguam letrat tona në Serbi për kthimin e pensionit. Kamë harxhuar një çerek të jetës duke u përballur me pushtuesin, e duke I mësuar fëmijët tanë për atdheun e tyre”, thotë 87- vjeçari.
Ai shpreson se autoritetet e Kosovës do të punojnë në këtë drejtim duke e detyruar Serbinë që t’ua kthejë pensionet kontribute dhënëse pensionistëve kosovarë.
“Po pres, ndoshta sa të jem gjallë mund ta kem së paku një pension, vetëm nga dëshira se jo që kam shumë nevojë. Amanet autoriteteve tona që ti bëjnë presion Serbisë për kthimin e këtij fondi. Ato para na takojnë neve”, shprehet L.Fejza.
Ndërkohë që Shoqata e Pensionistëve të Kosovës  ka kërkuar nga Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri që lidhur me këtë çështje të bisedohet në takimet e përbashkëta me Serbinë në Bruksel. Sipas pensionistëve Kosova duhet ti bëjë presion Serbisë për kthimin e këtyre pensioneve.
“Duhet detyru Serbinë që të na i kthejë pensionet tona. Kemi punua një jetë e në fund të na i plaçkitin”, thotë pensionisti tjetër Shaip Surdulli nga Podujeva.
E për këtë çështje Ministria e Dialogut thotë se do të angazhohet duke e future në agjendë të temave për bisedime në Bruksel.
Mirëpo lidhur me këtë çështje do të vendos Bashkimi Evropian.
Zyrtarë të kësaj ministrie i kanë Gazetës Fjala se në një listë të temave të propozuara për diskutim në Bruksel ka qenë edhe çështja e Fondit Pensional të marrë nga Serbia.
“Në një listë të temave të kërkuara nga BE kemi propozuar edhe çështjen e kthimit të Fondit Pensional edhe të kursimeve bankare të qytetarëve tanë. Ende nuk është vendosur të futen në teme e dialogut sepse vendimet duhet të merren nga BE-ja”, kanë thënë zyrtarë të kësaj Ministrie.
Sipas tyre në 2014 është dërguar dokumenti me listat e temave, ku në atë kohë, ministra Edita Tahiri mbante pozitën e zv-ministres.
“Është vendim i Bashkimit Evropian si ndërmjetësuese e dialogut. Por ne në vazhdimësi jemi duke insistuar lidhur me këtë temë”, thonë zyrtarë nga kabineti i ministres Edita Tahiri.
Ministria e Punës nuk e di numrin e saktë të pensionistëve kontribut dhënës
Zyrtarë nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kosovë kanë thënë për Gazetën Fjala se lidhur me çështjen e kthimit të pensioneve të marra nga Serbioa nga Fondi Pensional, Ministria e Dialogut duhet të kujdeset.
Musa Demiri, zëdhënës në këtë ministri i ka thënë gazetës se kjo ministri ka kërkuar që çështja e fondit të jetë pjesë e bisedimeve.
“Çështja e ish-fondit pensional të Kosovës, konsiderojmë dhe kemi kërkuar që të jetë pjesë e dialogut që po zhvillohet në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Demiri.
E për numrin e saktë se sa pensionist kontributdhënës kosovarë presin kthimin e Fondit Pensional nga Serbia, Ministria e Punës nuk ka shifra të sakta. Gazeta Fjala, ka pritur më shumë se një muaj për të marrë përgjigje lidhur me numrin e saktë të pensionistëve kontribut dhënës nga kjo ministri.
Sipas tabelës që kjo ministri posedon, janë rreth 88 mijë e 901 persona që marrin pensione në Kosovë. Nga ta pensionin e pleqërisë e marrin 33 mijë e 308 pensionist.  Atë invalidor 25 mijë e 42 pensionist. Pension familjar marrin 28 mijë e 33 persona të tjerë, për ndihmë dhe kujdes rreth 1 mijë e 252 persona marrin pensione, si dhe 1 mijë e 266 pensionist të tjerë marrin pensione për shkak të ndonjë dëmtimi trupor.
Mbi 11 mijë kërkesa nga pensionistët për kthimin e pensioneve
Sipas raportimeve rreth 11 mijë e 463 kërkesa kanë bërë pensionistët kosovarë në Serbi për pagesën e pensioneve. Sipas autoriteteve serbe, nga këto kërkesa, 8.518 nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar, ndërsa 1.442 kërkesa janë me dokumentacion në rregull dhe vetëm pritet vendimi për to.
Ndërkohë që nga viti 2008 Beogradit zyrtar i është bërë 3 herë kërkesë nga institucionet e Kosovës që të ulen dhe ta zgjidhin këtë problem.
Por asnjëherë nuk morën përgjigje. Arsyeja dihet edhe botërisht se Serbia nuk i njeh institucionet kosovare. Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se ky dikaster nuk ka arritur asnjëherë të ketë të dhëna zyrtare rreth borxhit që shteti serbi u ka pensionistëve kosovarë.
“Nuk kemi të dhëna zyrtare, pasi që nuk kemi kontakte me autoritetet në Beograd. Krejt informatat që qarkullojnë janë jozyrtare”, pati thënë Rashit.
Ndryshe, Serbia,  në bazë të zvogëlimit të pensioneve për pensionistët dhe invalidët shqiptarë të punës prej 141 euro në 62 euro për periudhën 1990-1998, u ka borxh pensionistëve të Kosovës më shumë se 860 milion euro,  730 milionë euro bruto, ndërsa për pensione të papaguara janar-korrik 1999, ka borxh 130 milionë euro. /GazetaFjala/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img