Nesër në qytetin e Vushtrrisë do të hapet ekspozita e quajtur “Hasan Prishtina në dokumente arkivore”, e cila zhvillohet në kuadër të aktivitetit “Ditët për Hasan Prishtinën”.
“Për ta nderuar figurën kombëtare të patriotit dhe intelektualit, Hasan Prishtina, do të hapet ekspozita e quajtur “Hasan Prishtina në dokumente arkivore” e cila do të jetë e hapur deri me 13 gusht”, shprehet njëri nga organizatorët e kësaj ekspozite, Agon Krasniqi.
Krasniqi thotë se ekspozita “Hasan Prishtina në dokumente arkivore” , elaboron burimet arkivore (italisht, osmanisht, gjermanisht dhe shqip) të cilat pasqyrojnë veprimtarinë e Hasan Prishtinës për çështjen e atëdheut.
Ekspozita mbahet në ambientet e Kalasë së Vjetër nga 9 gusht 2018 deri me 13 gusht 2018 me fillim në ora 11:00.
Kjo ekspozitë është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë./PrishtinaPress.eu