Marrëveshja në fjalë ishte nënshkruar më 29 mars të vitit 2016 në mes ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie, shkruan lajmi.net.
Si e tillë, kjo marrëveshje shfuqizon atë paraprake të nënshkruar mes SHBA-së dhe ish-Mbretërisë së Serbisë rreth 100 vjet më parë.
“Senati ka pranuar ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, të nënshkruar në Prishtinë më 29 mars të vitit 2016”, thuhet më tutje në procesverbalin e Kongresit Amerikan të datës 26 korrik 2018.
Kujtojmë se atë kohë ish-presidentja Jahjaga kishte cilësuar se mungesa e kësaj marrëveshjeje të ekstradimit kishte qenë pengesë ligjore për përmbylljen e suksesshme të rasteve.
Marrëveshja në fjalë garanton që personat që kanë kryer krime, dhe që paraqesin rrezik për qytetarët e të dy vendeve, do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë.
Marrëveshjen për ekstradim në gjuhën angleze, të nënshkruar mes Kosovës dhe ShBA-së mund ta gjeni këtu.