Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi të postuar në llogarinë e tij Facebook ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e regjisorit kosovar, Bekim Lumi.
Haradinaj ka i ka shprehur ngushëllimë familjes, ndërsa ndër të tjera ka shkruar se lajmi për vdekjen e parakohshme të tij ka lënë zbrazëti të madhe në artin e regjisë.
Ky është statusi i tij i plotë:
Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës.
Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Telegram ngushëllimi për vdekjen e regjisorit Lumi ka shkruar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi e shumë personalitete të tjera të vendit nga fusha të ndryshme, veçmas komuniteti artistik./Indeksonline/