Në moshën 82-vjeçare dje ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Vdekja e tij ka prekur të gjithë, ndërsa shumë personalitete të njohura kanë dërguar telegrame ngushëllimi dhe kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale.
Edhe aktori e producenti kosovar, Shkumbin Istrefi, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar një status, ku ka kujtuar dhe ka treguar takimin e parë me Demaçin. Ai ndër të tjera është shprehur se ishte pikërisht Demaçi ai që na forcoi motivin për liri.
Ky është statusi i tij i plotë:
Kam qene mjaft i ri kur u lirua Adem Demaci nga burgu per heren e fundit. E mbaj mend deshiren qe kisha per ta pare njeriun i cili sakrifikoi nje pjese te madhe te jetes per ideal. Nuk e kuptoja ate fuqi. Prita ne radhe me shume se nje ore te futesha ne shtepine ku priste e percillte lumin e njerezve qe donin ta vizitonin. E pashe. Ishte shtateshkurter, me syze … ne dukje ishte si gjithe te tjeret. Adem Demaci ishte nder te paret qe me theu mitin se burrat dhe trimat kane ekzistuar me heret dhe te tille nuk ka me. Adem Demaci na beri te ndihemi te forte, dhe na e forcoi motivin per liri.
Pusho i qete Adem Demaci.