2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: S’ka ndarje të Kosovës, ja kur i drejtohem popullit për zgjidhjen finale!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se pas dy muajsh do t’i drejtohet popullit të tij për çështjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Republikës së Kosovës.

Mesi i Shtatorit është periudha kur numri një i Serbisë do ta jap qëndrimin e shtetit të tij karshi Prishtinës zyrtare. Deri këtë kohë, Vuçiq thotë se do të luftojnë me çdo mjet për të fituar betejën politike karshi Kosovës.

“Unë kërkoj një kompromis, në mënyrë që fëmijët tanë të mos kenë telashe në të ardhmen për këtë cështje”, është shprehur ai.

Vuçiq ka folur disa fjalë edhe për opinionet e fundit rreth shkëmbimeve të territoreve. “… askush nuk na ofroi një ndarje”, ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesit e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës,  komentoi raportimet për ndarje të Kosovës.

“Ndarje nuk do të ketë, marrëveshja përfundimtare e dialogut do të jetë vetëm mes dy vendeve të pavarura”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img