Në kuadër të ‘Muajit të Diasporës’, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për here te parë në Kosovë, Komuna e Skenderajt, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport ka organizuar STREET BALL për persona me nevoja të veçanta ku pritet të marrin pjesë ekipe nga gjitha komunat e Kosovës.
Ky aktivitet është i 13-ti me radhë i organizuar nga komuna e Skenderajt por i pari në Kosovë që organizohet për persona me nevoja të veçanta. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim më Handikos SK dhe Klubin e Basketbollit ”Sfera” dhe do të mbahet me 27 korrik me fillim në ora 18:00 – 23:00./PrishtinaPress.eu