7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

I vrari në Krushë të Vogël ishte ish-ushtar i UÇK-së (Foto)

Viktima e vrarë në Krushë të Vogël është Milit Shehu, 41 vjeçar, ish-ushtar i UÇK-së. Ai është gjetur i vrarë, mëngjesin e sotëm në rrethana të pasqaruara, afër vendit ëw tij të punës, përballë stacionit hekurudhor.

Ai ishte mashkulli më i madh i familjes. Në masakrën e Krushës së Vogël ka të vrarë 5 anëtarë të familjes, të atin dhe 4 vëllezër, përcjell ““GazetaePrizrenit.net”.

Banorë të fshatit Krushë, thanë viktima ka qenë roje nate, në një market, diku 40-50 metra përballë, stacionit të hekurudhës dhe pasi ai nuk ka pasur ndonjë sherr me dikë.

“Ai ka qenë njeri i urtë e punëtorë, që ka shikuar punën e tij. Kjo është një dhembje jo vetëm për familjen, por për të fshatin dhe më gjerë,  duke ditur se pos që ka qenë i sjellshëm, ka shpëtuar nga lufta, ndërsa u vra në rrethana misterioze në vendin e punës”, tha Agron Limani, njëri nga aktivistët e fshatit.

Njoftohet se viktima më parë ishte i sëmurë edhe nga kanceri, por këtë e fazë e kishte kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img