9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Opsioni i ndarjes së Kosovës është në tavolinë”

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se opsioni për ndarjen e Kosovës nuk është një projekt i ri.

Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se opsioni i ndarjes është më i theksuar edhe për shkak të fazës finale të bisedimeve në Bruksel.

“Ndarja është provokuar vazhdimisht, nuk është se hera e parë po flitet për ndarje. Opsioni i ndarjes tash është më i shprehur edhe për shkak të fazës finale të dialogut”.

Analisti ka thënë se “është përfolur se Thaçi me Vuçiqin ndarjen e kanë diskutuar edhe në takime të ndryshme jashtë vendit, pavarësisht se këta dy publikisht e kanë mohuar një gjë të tillë”.

Mushkolaj thotë se është ende e panjohur për ne si publik se si e shohin shtetet perëndimore opsionin e ndarjes së Kosovës.

“Nuk është problemi nëse Thaçi e dëshiron ndarjen, por problemi është më i gjerë se ajo që na ofrohet neve si publik. Si e sheh Perëndimi këtë ndarje, dhe impakti që mund të ketë ndarja në shtetet e tjera të rajonit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ndarjen e sheh si një opsion të mundshëm në tavolinë, si një mjet për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndarja është duke u diskutuar dhe është diskutuar edhe në të kaluarën, dhe pavarësisht qëndrimeve publike të shteteve të fuqishme se janë kundër ndarjes, nuk e përjashtoj mundësinë që opsioni i ndarjes është në tavolinë, pavarësisht nëse i konvenon presidentit Thaçi apo kryeministrit Haradinaj”, deklaroi Mushkolaj, duke shtuar se çështja duhet parë në një kontekst më të gjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img