Presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar për fatkeqësinë natyrore që ka prekur sot Italinë.
Thaçi ka theksuar se në këto çaste të vështirë të gjithë janë pranë popullit italian, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mësova për fatkeqësinë e rëndë natyrore që ka prekur Italinë dhe në këto çaste të vështira të gjithë ndihemi pranë popullit mik italian. Në emër të popullit të Kosovës shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave. Po ashtu uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e shpresoj që pasojat e dëmeve të kapërcehen sa më shpejtë. HTH