Më 24 korrik, Zëdhënësi i Shtëpisë së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe lideri i Senatit Mitch McConnell, refuzuan të kenë qasje miqësore ndaj Putinit dhe shprehën mospajtim për përkrahjen e Trumpit ndaj Putinit pas samitit në Helsinki.
Ryan dhe McConnell thanë se nuk kanë plane t’i kërkojnë Putinit t’i adresohet Kongresit – nderim që u bëhet liderëve të huaj.
“Ne natyrisht nuk do ta ftojmë atë për një fjalim të përbashkët”, tha Ryan. “Këtë e rezervojmë për aleatët”.
“E kemi bërë të qartë se Putin nuk është i mirëseardhur në Capitol”, tha McConnell.
Këto komente vijnë pas deklarimeve të Putinit që tha se është duke u menduar nëse duhet të zhvillojë një takim të ri me Trumpin.