Këngëtari Blero së fundmi ka befasuar me një deklaratë live në emisionin “21 gradë”.
Ai deklaron publikisht se ka në plan të botojë librin e tij autobiografik për jetën e tij.
“Pas një kohe do të botoj edhe librin autobiografik, aty do të shtjelloj çdo detaj për jetën time. Ky libër për dikë do të jetë mirë, por për dikë do të jetë ditë e zezë”, tha Blero.
Se kujt do t’i “djeg” pas publikimit të librit, mbetet të shihet.