1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Taskforcë nacionale për ambientin

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm është takuar me ministra dhe zëvendësministra të linjës, përfaqësuesin e zjarrfikësve dhe udhëheqësin e projektit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Haradinaj ka bërë të ditur se me këtë rast kanë bashkërenduar planet, për aksionin në nivel të vendit, për pastrimin e Kosovës nga të gjitha llojet e mbeturinave, përfshi edhe ato ndërtimore, të grumbulluara që nga paslufta.

Kryeministri bëri të ditur se do të krijohet një taskforcë për këtë çështje.

“Për këtë do të ngritet një taskforcë nacionale me koordinatore ministren e ambientit. Synim i yni është zhvillimi i qëndrueshëm duke ruajtur mjedisin. Për Kosovën e gjelbër”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img