2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Veteranët e Prishtinës e të Llapit shënojnë ditëlindjen e Vokrrit

Shumë futbollistë të gjeneratës së artë të klubit Prishtina do të luajnë një ndeshje miqësore kundër veteranëve të klubit Llapi.

Ndeshja miqësore për nder të 58-vjetorit të lindjes të ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që u nda nga jeta muajin e shkuar, do të luhet të hënën (16:30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ndonëse iku në amshim, nesër po të ishte gjallë do ta festonte 58-vjetorin e lindjes, por FFK-ja, bashkë me shokët e brezit të artë të Prishtinës dhe skuadrës së parë ku ka luajtur – Llapit, do të shënojnë ditëlindjen e legjendës. Shokët e ish-presidentit, shokët e brezit, Agim Cana, Eroll Salihu, Isa Sadriu, Muharrem Sahiti, Sahit Kelmendi, Skënder Shëngyli, Shefshet Sinani, Ramiz Kraniqi, Ahmet Beselica, Jusuf Tortoshi, Arbnor Morina, Rafet Prekazi, bashkë me ish-trajnerin Ajet Shosholli e Ramadan Cimili, por edhe shokë e miq tjerë të Fadil Vokrrit do të zhvillojnë një duel me veteranët e klubit llapjan”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Nga FFK-ja është njoftuar se edhe grupi i tifozëve në përkrahje të përfaqësueses “Dardanët”, do ta shënojë këtë ditëlindje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img