2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Propaganda e re e mediave serbe: Egjipti do ta tërheq njohjen ndaj Kosovës

Edhe sot mediat në Serbi e kanë zgjedhur një shtet tjetër që ta ç’njoh Kosovën. Novosti thotë se një delegacion parlamentar i Egjiptit do ta vizitojë sot Beogradin dhe temë kryesore do të jetë një marrëveshje për tërheqjen e vendimit për të njohur Kosovën.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, gazeta thotë se në Egjipt ka një vullnet për të ndryshuar vendimin e marrë pesë vjet më parë mirëpo ishte duke u pritur momenti i duhur, transmeton lajmi.net.

Tutje theksohet se Egjipti ka pranuar gojarisht Kosovën më 26 qershor 2013 ndërsa në pushtet ishte Vëllazëria Muslimane, pa dërguar ndonjë notë diplomatike.

Pak ditë më vonë ka pasur ndryshime politike mirëpo edhe pesë vjet më vonë asnjë marrëdhënie diplomatike nuk është krijuar dhe asnjë ambasadë nuk është hapur në Kajro e Prishtinë.

Gjatë javëve të fundit, mediat serbe propaganduan se vendet si Burundi, Suriname dhe Guiena Bissau kanë vendosur të ndryshojnë vendimin për njohjen ndaj Kosovës.

Këto raportime u demantuan nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img