Liverpooli dhe Chelsea kanë kaluar në raundin e tretët të Kupës EFL pas fitoreve që arritën.
Skuadra e Jurgen Klopp mposhti Buronin me rezultat 5-0.
Ishte Divok Origi ai që hapi ndeshjen, ndërsa nuk vonoi shumë erdhi edhe goli i Firminhos për të shkuar në pushim me rezultat 2-0.
Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Liverpoolin që arritën të shënonin me autogolin e Naylor (61’).
Nuk u ndalën golat as në fund, pasi Liverpool shënoi edhe dy herë të tjera me Sturridge.
Chelsea ka pasur ndeshje më interesante edhe pse ka luajtur kundër Bristol Rovers në fushën e vet.
Skuadra e Antonio Contes nuk po kalon ndeshje pa pësuar gol. Chelseat i janë dashur 29 minuta që të shënojnë golin e parë. Ishte sulmuesi belg i ardhur nga Marseille, Michy Batshuayi, që shënoi.
Nuk vonoi shumë shënoi dhe Victor Moses në minutën e 31-të. Por Chelsea pësoi gol ng Hartley në minutën e 35-të.
Pjesa e parë u mbyll me golin e Batshuayit.
Më të filluar pjesa e dytë shënuan përsëri mysafirët nga pika e bardhë me Harrison.
Ishte ky rezultati i fundit, pasi deri në fund nuk kishte më gol.