-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina përuron objektin të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”

Lexuesit në Prishtinë do të kenë hapësirën prej 5 mijë e 800 metra katrorë për të lexuar, pasi që sot në kryeqytet u bë edhe përurimi i objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”.
Dita e sotme po shihet si ditë e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për komunën, por edhe për kulturën në përgjithësi, ngase ngjarje si kjo po janë të rralla.
Biblioteka e re do të mund të sigurojë vend për 250 lexues.

Drejtori i Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani”, Munish Hyseni, në përurimin e objektit të ri, tha se sot po hyn në shtëpinë munguar përmes derës së hapur. Ai më tej është shprehur që bashkërisht përmes dijes dhe kulturës, të krijohet një komunitet edhe më i madh i lexuesve.
Para të pranishmëve veç të parit të bibliotekës foli edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se në kohët e fundit njerëzit më shumë po i kthehen librit, dhe se asgjë nuk e zëvendëson aromën e fletave të librit.
Ahmeti ka treguar arsyen vonesës së përfundimit të këtij objekti, ku tha se ka pasur probleme me punëkryesin të cilit i është dashur të ia ndërprenë edhe kontratën.
Ish-drejtori i Bibliotekës, “Hivzi Sylejmani”, Sylejman Pireva, tha se evenimenti i bibliotekës është i rëndësisë së veçantë.
Ndryshe, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Besart Vllahija, ka treguar se kjo drejtori e ka paraparë një fond prej 50 mijë euro për sigurimin e titujve të rinj profesional.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img