11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Reçica diskuton rreth projektit për angazhimin e të rinjve me Bankën Botërore

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica zhvilloi sot një takim më përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë.

Temë diskutimi ishte projekti i Bankës Botërore, “Përfshirja e të Rinjve dhe Ndërmarrësia”. Z.Mantovelli tha se, nëpërmjet këtij projekti synohet të arrihet një përfshirje më e madhe sociale në nivelin lokal, me theks të veçantë punësimi i të rinjve të komunave të ndryshme në Kosovë.

Ai kërkoi bashkëpunim nga ministri Reçica për jetësimin e këtij projekti, për çka mori garancën e plotë nga ministri për mbështetje dhe ndërveprim.

Ministri Reçica e vlerësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm, marrë për bazë faktin se synon të përfshijë të rinjtë në punësim dhe me këtë rast ofroi mbështetjen e plotë të MPMS-së për bashkëpunim me Bankën Botërore për projektin në fjalë.

Reçica shtoi se të gjitha projektet që kanë për synim punësimin, sidomos të të rinjve dhe grave, hyjnë në kuadër të objektivave kryesore të MPMS-së dhe si të tilla kanë mbështetjen e plotë të MPMS-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img