Sipas gazetës të Beogradit Blic, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka diskutuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në lidhje me këto arrestime.
Bërnabiq sipas burimeve serbe i ka përmendur Merkelit sulmet e fundit sipas saj, ndaj serbëve në Kosovë.
Ajo theksoi se incidentet e tilla po shtohen, dhe “serbët e Kosovës po frikësohen”.
Bërnabiq vuri theksin te dialogu duke shtuar se problemet e tilla mund ta rrezikojnë zgjidhjen përfundimtare.
Ndryshe veç kryeministres serbe, me Merkelin u takua edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit kishte diskutuar me Bërnabiqin për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, duke i theksuar se ata kanë rrezikuar sigurinë e Kosovës.