Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës presin që rekomandimi të jetë pozitiv meqë të gjitha kriteret janë plotësuar.
Në një intervistë për Epoka e Re, Hoxha ka paralajmëruar se pas marrjes së rekomandimit për vizat do të lansohet fushata që ka për qëllim informimin e qytetarëve për të mos e keqkuptuar liberalizimin.
Ajo ka thënë se Kosova ka arritur të vë në kontroll migrimin dhe sipas Hoxhës, vendi ynë ka statistikat më të ulëta jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.