Familja pesë anëtarëshe Sadikaj, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku, të dielën në mesditë, pasi automjeti me të cilin po voziteshin u ndesh me një autobus.
Ata do të varrosen të martën pasdite, kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi.
Varrimi pra bëhet më datë 10 korrik, në datëlindjen e Albesës, e cila bashkë me dy fëmijët, djalin 6 dhe vajzën 4 vjeçare, burrin 31 vjeçar, dhe vjehrrën 56 vjeçare, humbën jetën në aksident.
Ata jetonin në Zvicër dhe vetëm një ditë më parë kishin ardhur për pushime në Kosovë.