13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Si u bë Kosova ‘parajsë’ për kompanitë serbe?

Që nga viti 2000 e deri më sot, Kosova në mënyra të ndryshme ka qenë dhe mbetet ‘parajsë’ për ndërmarrjet e caktuara nga Serbia, qoftë për të tentuar që të zvogëlojnë ngarkesat e tyre tatimore, qoftë për t’i ikur tërësisht tatimeve ose pagesës së borxheve që kanë, sikurse për mallin, të cilin e paguajnë me këste.

Ndonëse autoritetet e Serbisë janë të vetëdijshme për problemin, i cili krijon boshllëkun në arkën e shtetit, politika zyrtare e Serbisë, e cila Kosovën e trajton si pjesë përbërëse të saj, ua ka “lidhur duart” kompetentëve që mund ta zgjidhin këtë problem.

Administrata Tatimore e Serbisë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se disa kompani po u ikin tatimeve duke i prezantuar selitë e tyre në Kosovë.

Kjo administratë ka pranuar se disa kompani nga Serbia kanë prezantuar si seli të tyre adresa në Kosovë. Këto kompani dyshohen për mashtrime dhe dëmtim të shtetit të Serbisë në aspektin tatimor, apo janë shënuar raste kur u kanë mbetur borxh subjekteve tjera ekonomike.

Ndaj këtyre kompanive të cilat aktualisht janë në Kosovë, e për të cilat ka dyshime për mashtrim dhe keqpërdorime, janë ngritur kallëzime penale.

Duke ndjekur politikën zyrtare të Serbisë, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve u ka lejuar ndërmarrjeve nga Serbia që selitë e tyre t’i bartin në adresat e qyteteve në Kosovë. Për pasojë, institucionet e Serbisë nuk kanë më asnjë mundësi që të kontrollojnë punën e këtyre sipërmarrjeve ose që t’i sanksionojnë, në rast të parregullsive gjatë të bërit biznes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img