6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje  përfundimtare

Dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë  ka sjellur progres dhe rezultate pozitive, por është koha që të flasim për Marrëveshje  përfundimtare, e cila do të jetë në të mirë të të dyja vendeve.

Kështu ka thënë në adresimin e tij Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z Behgjet Pacolli, në sesionet tjera të diskutimeve të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë me Ministrat e tjerë të vendeve të Bashkimit Europian, pjesë e “Procesit të Berlinit”.

Në vazhdim, kryediplomati kosovar ka prezantuar prioritetet dhe të arriturat e Qeverisë së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë iniciativa e vendeve të Ballkanit Perëndimor tani më e njohur si “Procesi i Berlinit” në përshpejtimin e krijimit të kushteve infrastrukturore për zhvillim ekonomik si dhe në paqësimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes bashkëpunimit konstruktiv.

Gjatë pjesës fillestare të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm Pacolli kishte marrë pjesë në panelin diskutues me shoqërinë civile, gjatë të cilit është diskutuar lidhur me përmirësimin e perspektivës së rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në margjina të Samitit të Londrës, numri dy i Qeverisë ka zhvilluar takime të shumta më përfaqësues të niveleve të larta nga shtete të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img