Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në magjistralen Suharekë-Duhel.
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën pesë persona. Vozitësi dhe katër pasagjerët, tri femra dhe një mashkull.
Ndër të tjerash është thënë se vozitësi nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur autobusin i cili ishte në lëvizje. Të njëjtën gjë e ka deklaruar dje për Indeksonline edhe menaxhmenti i kompanisë së autobusëve ‘Bress Tours’.