Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Shtime, me ç’rast një këmbësore është goditur nga një automjet, që ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35 në hyrje të Shtimës, ku këmbësorja L.V e moshës 43 vjeçare është goditur nga një automjet me targa lokale, të cilën e ngiste shoferja V.SH, 37 vjeçare, raporton Indeksonline.
Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.
“Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore.
E lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë”, njofton policia.