Kroacia është kundërshtari i Anglisë në gjysmëfinale, pasi triumfoi me 11-metërsha ndaj organizatorëve të Rusisë.
120 minuta dramatike në Sochi u mbyllën në barazim 2-2, ndërsa më pas kroatët ishin më të saktë te penalltitë.
Denis Cheryshev ishte autori i golit të parë të ndeshjes në minutën e 31, duke kaluar të zotët e shtëpisë në avantazh. Por festa e tyre ka zgjatur vetëm 8 minuta, pasi Kramaric e shfrytëzoi në maksimum një asist në zonë të Mandzukic, duke e dërguar topin në rrjetë.
Më pas, deri në minutën e 90 nuk pati më gol dhe u nevojitën 30 minutat e shtesës. Minuta e 100 i takoi Kroacisë dhe Domagoi Vidas, i cili kaloi kombëtaren e tij në avantazh.
1202 minutat përfunduan në barazim 2-2, ndërsa penalltitë u buzëqeshën edhe njëherë kroatëve, që arritën të realizojnë 4 herë, kundrejt 3 të rusëve. Vendi organizator i jep fund kështu aventurës në këtë Kupë Bote, ndërsa ajo që do të mbahet mend për ta, është vetëm eliminimi i Spanjës në fazën e 1/8-ave.