3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shtetet e Bashkuara, NATO dhe terrorizmi

Presidenti i Brookings Instituion (think tank më i madh amerikan), ish Komandant i ushtrisë amerikane në Afganistan dhe i Dërguar Special i Koalicionit Global kundër ISIS-it komenton në këtë intervistë për të ardhmen e Aleancës Atlantike, luftën kundër terrorizmit dhe samitin Trump – Putin në Helsinki. Për t’u lexuar.

Një jetë mes Marinsave, trupës par excellance të ushtrisë amerikane, fillimisht si officer dhe më pas si gjeneral. Fillimisht në drejtimin e CentComm të Shteteve të Bashkuara. Më pas Komandant i ISAF-it, misionit të NATO-s në Afganistan i përbërë nga 150000 njerëz. Pak njerëz në Amerikë mund të gëzojnë një karrierë kaq prestigjioze dhe kaq shumë të dekoruar si ajo e John Allen. Ish Presidenti Barack Obama e ka quajtur “një prej drejtuësve më të shkëlqyer ushtarakë të Amerikës, një patriot i vërtetë, një njeri që ka mësuar të respektojë thellësisht”. Në vitin 2014 e ka zgjedhur për të shërbyer si i Dërguar Special i Presidentit për Koalicionin Global kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL). Një rol që ka mbuluar me sukses, duke arritur të hedhë në fushë dhuntitë e tij diplomatike për ta zgjeduar koalicionin kundër Daesh-it në 65 shtete anëtare. Sot shërbimi i Allen, gjithmonë demokrat i bindur, vazhdon në një formë tjetër: Presidencën e Brookings Institution, i përkufizuar nga The Economist “think tank më prestigjioz amerikan”, një institucion kërkimor dhe policy-making me më shumë se 100 vite mbi shpatulla. Këtë intervistë ekskluzive e ka dhënë për të komentuar kohët e trazuara që po kalon Aleanca Atlantike, kërcënimet e reja ndaj sigurisë në shekullin e XXI-të, samitin e NATO-s dhe takimin Trump – Putin në Helsinki dhe sfidat europiane.

Komandanti Allen, çfarë impakti po ka bota kibernetike mbi doktrinën ushtarake amerikane?

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë tashmë domenin kibernetik si një prej 6 domeneve të luftës. Saktësisht siç ekzistojnë operacionet tokësore, detare dhe ajrore, edhe bota kibernetike ka një domen të sajin.

Mund të na e shpjegoni më mirë?

Shpesh reduktohet ana kibernetike e sulmeve haker, por kuadri është shumë i gjerë. Ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 dhe ato tashmë rutinë në vendet europiane demonstrojnë se bota kibernetike mund të përdoret si bazë për një fushatë influence strategjike jashtë vendit. Natyrisht, në 2016 sulmet haker kanë luajtur një rol të rëndësishëm në strategjinë ruse, por pjesa më e madhe e suksesit të operacioneve të Moskës i detyrohet fushatave të influencës nëpërmjet të ashtuquajturave informacione “micro-targeting” të bazuara mbi Inteligjencën Artificiale dhe nganjëherë të prirura që të krijojnë një paragjykim tek votuesit, duke koalizuar disa grupe dhe instaluar një krizë besimi të popullit amerikan ndaj qeverisë së tij.

Cilat janë aplikimet e mundshme luftarake?

Lufta kibernetike është shumë më e thellë se lufta e kryer nëpërmjet trupave tokësore apo aviacionit. Kërcënimet kibernetike janë më të sofistikuara. Inteligjenca Artificiale i fuqizon performancat kalkuluese, jep akses në big data, mundëson që të krijohen algoritme të sofistikuara. Në hapësirën kibernetike asistojmë sot në një garë armatimesh në kuptimin e vërtetë të fjalës midis kujt do t’i përdorë këto mjete për sulme e ndërhyrje dhe kujt dëshiron t’i përdorë për të mbrojtur njerëzit.

Po flasim për operacione të kryera nga organizata shtetërore apo nga ujq vetmitarë?

Nuk është e lehtë t’i atribuohen këto operacione një aktori shtetëror. Kemi harxhuar shumë kohë për t’ia atribuar Koresë së Veriut atësinë e hakerit kolektiv koreanoverior 121, i njohur si Lazarus, që ka vjedhur 80 milion dollarë nga një llogari bankare dhe ka prodhuar ransomëare e quajtur ËannaCry. E njëjta vlen edhe për ransomëare rus Petya që ka goditur rëndë Ukrainën në përgatitje, thonë ekspertët, për një sulm të mëtejshëm ndaj aleatëve europianë të Shteteve të Bashkuara. Lidhja e tyre me aktorë shtetërorë është e vështirë për t’u provuar konkretisht. Shpesh një organizatë që në dukje vepron në hapësirën kibernetike për të luftuar krimet informatike mundet që në një moment të dytë të impenjohet në aksione krimi kibernetik apo deri të një guerrilasi kibernetik në kuptimin e vërtetë të fjalës.

A ka ndonjë rrezik konkret për një ndërhyrje në zgjedhjet e midterm?

Absolutisht po. Mund të them me siguri se shumë prej milicive të huaja që operojnë në hapësirën kibernetike janë akoma aktive. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara për të mbrojtur systemin tonë elektoral, si riaftësimi i sistemit të vjetër me votë letër për të shmangur ndërhyrjet me atë elektronik. Nuk është e lehtë të koordinohen pëprjekjet, pasi votimi në Shtetet e Bashkuara menaxhohet në nivelin e shteteve dhe konteve të veçanta. Sot kemi shumë më tepër resurse për t’i luftuar këto operacione sesa në të kaluarën, por akoma nuk është e mjaftueshme. Për këtë arësye jam i kënaqur që Presidenti Trump ka dashur të ofrcojë Komandën Kibernetike e Shteteve të Bashkuara (USCYBERCOM).

Kërcënimet kibernetike do të jenë një prej temave të shumta në samitin e NATO-s në korrik. Aleanca po përjeton një moment të vështirë. Çfarë prisni nga takimi i liderëve?

Nuk ka dyshim që Presidenti Trump do t’u kërkojë sërish aleatëve të shpenzojnë 2% e PBB-së për organizatën. Shpresoj që ta shtrojë temën me forcë, por njëkohësisht uroj që nga samiti të mund të dalë një mesazh i qartë. NATO-ja dhe Europa nuk janë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, janë jetike. Nëse nga takimi do të dalë ky mesazh, të gjithë aleatët mund të bëjnë një frymëmarrje të thellë, të bindur se marrëdhëniet transatlantike janë sot akoma më të qëndrueshme se në të kaluarën dhe se bashkë jemi më të fortë. Është një preokupim që unë e kam personalisht dhe të gjithë amerikanët shikojnë nga NATO si një fanar lirie për botën.

Vitin e kaluar ankesat e Trump dhanë imazhin e një NATO-je pak të bashkuar. Edhe kësaj radhe Presidenti amerikan do të rreshtohet kundër të gjithëve?

Sjelljet e Presidentit Trump nganjëherë janë të papërshtatshme, por ajo që këron është e drejtë. Duhet t’ju kujtojmë se vendimi për të kontribuar në buxhetin e saj me 2% të PBB-së u mor kolektivisht nga NATO, jo nga Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë shkencë të veçantë prapa kësaj shifre, thjesht vendet anëtare e kanë konsideruar një përpjekje të mbështetshme. Unë shtoj se është një përpjekje jetike. NATO-ja duhet të përballet me kërcënime të ndryshme, si ndërhyrjet e Rusisë apo infiltrimet terroriste në emigracionin e ardhur nga jugu. Dhe një kërcënim që i tejkalon gjithë të tjerët.

Cilin?

Plakjen teknologjike. 20% e këtij 2% shpenzohet për modernizimin e Aleancës. Kemi 5 – 6 tipologji tankes në dispozicion dhe një numër të pafundëm armësh këmbësorie, por nëqoftëse nuk investojmë në modernizim, NATO-ja nuk mund të operojë si një organizatë plotësisht e integruar dhe ndëroperative. Shtetet e Bashkuara po investojnë shumë në teknologji, por e njëjta nuk mund të thuhet për shumë prej shteteve të tjera aleate. Këto shtetet nuk ka resurset për të menaxhaur të dhënat me një platformë të përbashkët inteligjence. Sikur të shpërthentë ndonjë luftë, ndëroperativiteti i të gjithë Aleancës do të minohej nga ky deficit.

Këshilli Europian ka rinovuar sanksionet ndaj Rusisë. Një provë uniteti e një Europe të përcarë në brendësi të saj në shumë çështje. Deri kur këto masa do të duhen të qëndrojnë në fuqi?

Derikur Rusia nuk do të pushojë aktivitetet e saj në Ukrainë e në Krime dhe nuk do t’ia tërheqë mbështetjen e saj mercenarëve të Donbasit. Është e drejtë që në Europën e shekullit të XXI-të Rusia të paguajë për këto shkelje. Zgjatja e sanksioneve duke mbajtur të lartë presionin ndaj Moskës është një vendim jo vetëm politik, por edhe humanitar dhe flet shumë për atë se kush jemi: një komunitet vendesh i bazuar mbi respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Njerëzit që nuk i gëzojnë këto të drejta në botë shohin me shpresë nga Europa dhe nga Shtetet e Bashkuara. Një prej objektivave strategjikë të Rusisë është që të prishë kohezionin e vendeve europiane dhe të NATO-s. nëse një vend do ta prishë këtë unitet, atëhere do të përgjigjet përpara popullit të tij.

Më 14 korrik, Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen në Helsinki. Është lajm i mirë?

Jam i kënaqur që po bëhet takimi dhe shpresoj që të mund të dalin zgjidhje të dobishme jo vetëm për të dy vendet, por edhe për pjesën tjetër të botës, boll që një marrëveshje eventuale të mos bëhet në kurriz të aletëve. Kam menduar gjithmonë se është më mirë të flasësh me armiqtë e tu. Kur izolohen është shumë më e lehtë të biesh në një gabim llogaritjeje. Zakonisht, takimi i parë inicion një rrugë, nuk e përfundon atë.

Çfarë mund të arrijë Trump nga takimi?

Nuk besoj se Trump do të sigurojë ndonjë lëshim të veçantë nga rusët. Ka cështje të ndryshme që e bëjnë të vështirë një normalizim të raporteve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë: ndërhyrja e qartë evidente e rusëve në zgjedhjet e 2016 dhe sjellja e tyre në Ukrainë, Siri, Afrikë Veriore. Pastaj kemi një pengesë tjetër jo më pak të rëndësishme.

Cila?

Stabiliteti politik i brendshëm në Rusi i detyrohet përshtypjes së Vladimir Putini i ka restauruar prestigjin dhe kredibilitetin vendit jashtë tij dhe idesë të një komuniteti rus të bashkuar rreth udhëheqësit të tij. Putini ia detyron popullaritetin e tij një politike muskulore. Kthimi në shtëpi nga samiti i Helsinkit pasi i ka bërë lëshime të rëndësishme Uashingtonit do t’ia komplikonte jetën.

Stabilizimi i vendit është një objektiv që mund të arrihet në periudhë afatshkurtër?

Fatkeqësisht, paqëdnrueshmëria politike e Afganistanit do të zgjasë edhe disa vite. Fatmirësisht, sot nuk jemi më një fazë luftimesh. Kur isha në Kabul, çdo të dielë në mëngjes lexonim në shtabin qendror emrat e djemve tanë që qenë vrarë. sot nuk i dëgjojmë më gjithë këto emra dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Ndërkohë një pjesë e ushtrisë amerikane është çmobilizuar.

Çmobilizimi i ushtrisë amerikanë në Afganistan ka krijuar paqëndrueshmërinë që tani Presidenti trump po përpiqet ta zbusë bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis. Kam qenë në krye të 150000 njerëzve të NATO-s. Pritej që në më pak se 40 muaj, brenda periudhës 2016 – 2017, të mbesnin vetëm 10000, duke reduktuar bazat në territory nga 800 në 10 të tilla. Plani ishte thjesht i pamundur.

Presidenti Barack Obama ju ka zgjedhur si i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara pranë Koalicionit Ndërkombëtar kundër ISIL-it. Gjatë presidencës Trump ka pasur përparime domethënëse në luftën kundër fytprerësve në Siri e në Irak. Çfarë ka mbetur nga Kalifati?

Daesh-i është akoma i gjallë. Mund ta mundim ushtarakisht, por nëqoftëse nuk i ndryshojmë rrënjësisht kushtet e jetesës atyre që banojnë në këto rajone, ideja e Daesh-it do të vazhdojë të ushtrojë tërheqje ndaj njerëzve. Në këtë moment ka nevojë për stabilitet politik. Le të marrim Irakun. Daesh-i është mundur në planin ushtarak, nuk ka dyshim për këtë, por ekzistojnë akoma elementë të rrezikshëm që mund të nxisin revolta dhe të propagandojnë terrorizmin. Do të vazhdojmë ta bëjmë deri kur një pjesë e madhe e popullsisë irakene dhe siriane do të ndjehet e lënë pasdore nga qeveria e saj.

Ku mund të rilindë Daesh-i?

Trashëgimia e Daesh-it në provincat e Kalifatit është akoma e gjallë. Ansar al-Shari’a fton Daesh-in që ta konsiderojë Libinë si wilāyāt-in (provincën, shënimi im.) e tij në Afrikën Veriore. Boko Haram në Nigeri është bërë wilāyāt-i i tij në Afrikën Perëndimore, Ansar Bayt al-Maqdis në Sinai. Zemra e Daesh-it është shpartalluar, por xhihadistët janë akoma aktivë si në province, ashtu edhe në hapësirën kibernetike./bota.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img