FFK nga sot është bërë me kryetar të ri.
Është Agim Ademi që ka marrë votat e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor të FFK-së, për të drejtuar shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar.
Agim Ademi do të zë vendin e ish kryetarit legjendar, Fadil Vokrri, që ndërroi jetë papritur më 9 qershor.
Kujtojmë se Agim Ademi deri para zgjedhjes kryetar, ka ushtruar funksionin e nënkryetarit të FFK-së.