9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet drejtori i urologjisë në QKUK pasi kërkoi 100 euro nga pacienti

Drejtori i Repartit të Urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i kërkoi 100 euro ryshfet nga një pacient. Siç mëson Gazeta Express, Kasumaj i kishte kërkuar para pacientit për t’u operuar pa rend.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës

“Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarrë disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policorë, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për t’i kryer shërbime mjekësore”, tha policia.

Hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave materiale, kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img