5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Nga sot Gjykata Kushtetuese është tërësisht e kosovarizuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të cilët sot janë zgjedhur nga Kuvendi.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese.

Statusi i plotë i kryeparlamentarit Veseli:

Sot Kuvendi i Kosovës përzgjodhi anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ndonëse shtet i ri, Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese.

Gjykatësve të sapo zgjedhur iu urojmë punë të mbarë dhe efektive në vazhdimin e traditës së mirë që ka krijuar Gjykata Kushtetuese, por edhe avancim të standardeve që kërkohen prej saj.

Kjo merr rëndësi të veçantë, nga fakti se, nga sot, Gjykata Kushtetues e Kosovës, është një institucion tërësisht i kosovarizuar, meqë më nuk do të ketë anëtarë ndërkombëtarë në përbërjen e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img