-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli paralajmëron deputetët: Askush me zor nuk ju ka bërë deputetë, s’ka pushime pa i kry të gjitha ligjet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka mbledhur sot në takime të ndara kryetarët e komisioneve parlamentare dhe anëtarët e Kryesisë për të kërkuar nga ta t’i kryejnë obligimet që kanë.

Burime të Indeksonline brenda takimit kanë thënë se kryeparlamentari Veseli i paralajmëroi deputetët se nuk do të mund të shkojnë në pushime e as në ndonjë udhëtim jashtë vendit pa i miratuar të gjitha projektligjet që ndodhen në procedura nëpër komisione parlamentare.

“Askush me zor nuk ju ka bërë deputetë. Të gjithë keni vrapuar për ta marrë besimin e qytetarëve. Prandaj duhet të jeni të përgjegjshëm dhe ti kryeni obligimet që keni. Ta dini që asnjë deputet nuk mund të shkoj në pushim pa u kry të gjitha projektligjet që janë në procesurë parlamentare. Prandaj ju kërkoj të intesifikoni punët dhe ti kryeni punët”, ka thënë Veseli në takim me krerët e komisioneve parlamentare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img