Dy vartës të ish-ministrit të infrastrukturës, Ramë Qupeva dhe Besnik Hajdari, përmes sekretari të Përgjithshëm, Xhelal Bekteshit, përmes një shkrese zyrtare I kishin bërë me dije Zharkut “fazën delikate” që ndodhej buxheti i ministrisë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Han I Elezit.
Në bazë të kësaj shkrese që e ka siguruar Frontal, ish-ministrit i rikujtohet se “Bechtel-Enka” veçse i kishte dërguar shkresën për mundësinë e aplikimit të dënimeve ndaj Ministrisë në rast se nuk u paguhen mjetet financiare për projektet e realizuara.
“Ecuria e realizimit të punimeve dhe plani i punës sipas kushteve të parapara me kontratë, janë në një fazë delikate, si pasojë e alokimeve të pamjaftueshme buxhetore për nevoja të realizmit të projektit. Tashmë Konsorciumi Bechtel Enka ka bërë shkresë zyrtare për mundësinë e aplikimit të dënimeve, në rast se nuk rritën alokimet financiare për plotësimin e nevojave për implementimi e projektit”, thuhet në shkresën e Xhelil Bekteshit, sekretarit të MI’së drejtuar Zharkut.
Tutje, aty i tregohet ish-ministrit të LDK’së se mjetet e ndara buxhetore për vitin 2016 janë ta pamjaftueshme për të paguar detyrimet ndaj konzorciumit amerikano-turk.
“Ekziston një mungesë e theksuar e mjeteve financiare dhe sipas mjetet e ndara për vitin 2016, do të mjaftojnë vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, çka do të arsyetonte Koncesionin Bechtel-Enka në kërkesën e tyre”, e kishte informuar Bekteshi ish-ministrin Lutfi Zharku.
Për shkak të këtij vendimi të MI-së, borxhi ndaj kompanisë për vite të tëra u akumulua duke arritur shifrën në 53 milionë Euro; para të cilat detyrohet t’i paguaj qeveria aktuale.
Ndryshe edhe Auditori i Përgjithshëm, në të gjeturat e tij për vitin 2017, ka nxjerrë në pah se Ministria e Infrastrukturës, vetëm në fillim të vitit 2017, obligime të papaguara, sipas planit Financiar, i kishte paraqitur 15 milionë e 535 mijë e 336 euro.
Më vonë, këtij borxhi i janë shtuar 22 milionë e 588 mijë e 872 euro.
Ish-Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, në shkurt të vitit 2016, ishte këshilluar nga vartësit e tij të mos hartonte projekte të reja për ndërtimin e rrugëve, për shkak se u duheshin fonde për të paguar borxhet e vonesave të detyrimeve ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”.
Borxhi arriti në 53 milion Euro, e që Qeveria e Kosovës muaj më parë është pajtuar që të paguaj, tash kur në krye të Ministrisë por edhe Qeverisë janë drejtues të ri.
Dy vartës të ish-ministrit të infrastrukturës, Ramë Qupeva dhe Besnik Hajdari, përmes sekretarit të Përgjithshëm, Xhelal Bekteshit, përmes një shkrese zyrtare I kishin bërë me dije Zharkut “fazën delikate” që ndodhej buxheti i ministrisë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Han I Elezit.