-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Turqia vazhdon mbështetjen për FSK-në

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Turqi.

Rama është pritur nga komandanti i Forcave të Armatosura të Turqisë, Hulusi Akar, ku të dy gjeneralët gjatë takimit kanë biseduar për bashkëpunimin e deritashëm si dhe për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi në të ardhmen edhe në fushat tjera, si: shkollimit, edukimit dhe stërvitjeve, e  që janë me interes të përbashkët.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, ka falënderuar komandantin e Forcave të Armatosura të Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme të Ushtrisë së Turqisë në trajnimin dhe avancimin e FSK-së, si një forcë kredibile, gjithëpërfshirëse dhe të gatshme, si dhe për shkollimin e kadetëve në akademitë dhe shkollat ushtarake të Turqisë, e ka njoftuar edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së,  si; shkollimet, trajnimet dhe bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar.

Komandanti i FSK-së, gjatë qëndrimit në Turqi, realizoi vizitë zyrtare edhe në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, ku është pritur nga stafi i lartë i këtij institucioni ushtarak.

Rama ka biseduar me udhëheqësit e Universitetit të Mbrojtjes për mundësinë e shkollimit dhe edukimit të pjesëtarëve të FSK-së, në këtë institucion ushtarak në të ardhmen, ku një numër i madh i pjesëtarëve kanë diplomuar në këtë institucion.

Gjatë takimit u tha se bashkëpunimi i FSK-së me Forcat e Armatosura të Turqisë është shumë i mirë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke përfshirë edhe fushat tjera që janë me interes të përgjithshëm për të dyja palët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img