5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon të jetë pa pagesë PAP-testi për gratë në Prishtinë

Pilot projekti për kryerjen e Pap-testeve pa pagese me qëllim të skriningut të kancerit të qafës së mitrës vazhdon të implementohet në Komunën e Prishtinës.
Që nga lansimi i këtij pilot projekti në korrik e deri më tani, më shumë se 120 gra janë kontrolluar pa pagese dhe kanë bërë Pap-testin në njërën nga tri Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Pilot projekti synon kontrollimin e gjithsej 2,000 grave e vajzave të moshave 25 deri në 50 vjeç , duke i prioritizuar rastet sociale, deri më datën 30 nëntor 2016.

Ky pilotim paraqet një mundësi shumë të mirë për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të qafës se mitrës, i cili është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë. Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre.
“Në vazhdën e këtij pilot projekti, të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës ftohen të kryejnë Pap-testet pa pagese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tek Qafa, Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë apo edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku mund të orientohen për termine”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Tashmë është lansuar edhe videoja informuese që bënë thirrjen për Pap-teste ne mediume e rrjete sociale: https://www.youtube.com/watch?v=nbzQQXBls64
Ky pilotim po bëhet për herë të parë në Kosovë dhe është mundësuar përmes bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale te Komunës se Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare ne Prishtine, Institutit te Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare te Kosovës dhe Aksionit për Nena dhe Fëmijë, me donatorë Fondin për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizatën Botërore të Shëndetësisë – OBSH dhe 700 for Science Foundation.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img