8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Do të ruajmë marrëdhëniet tona speciale me SHBA-të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 242 vjetorin e pavarësisë së tyre.

Sipas tij, 4 korriku është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve speciale me SHBA-t.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale. Kështu ka qenë, kështu është tani dhe kështu do të mbet për gjithmonë sepse liria jonë, vlerat tona, janë të mishëruara me ato të popullit amerikan.

Modeli amerikan i ndërtuar mbi lirinë individuale, bashkëjetesën ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme, ndarje të pushteteve dhe llogaridhënie, sundim i rendit dhe ligjit janë edhe vlera që ndërtojmë dhe promovojmë edhe ne në Kosovë.

Mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës i uroj popullit amerikan Ditën e Pavarësisë dhe ri-konfirmoj zotimin tonë për ruajtjen e marrëdhënieve tona speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë tonë të përhershme dhe aleancën tonë në vlerat dhe parimet që na bashkojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img