-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Një paralajmërim për rreziqet në Ballkan dhe pozicioni i Kosovës

Deklarata e gjeneralit amerikan Wesley Clark mund të jetë një paralajmërim për ndonjë konflikt të mundshëm në Ballkan, ndërkaq sipas tablove gjeopolitike Kosova paraqitet si rast unik, shprehen ekspertët e sigurisë dhe politologët.

Gjenerali amerikan Wesley Clark, në një tekst autorial  në “The Washington Post” kishte vlerësuar se Ballkani mund të jetë përsëri tokë e krizës, ‘prandaj SHBA dhe BE duhet të reagojnë në mënyrë urgjente, sepse në rajon janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres dhe se ajo që dimë nga historia është se Ballkani Perëndimor është shumë i brishtë.

Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë të nevojshme kërkesën e Clark, gjersa shtojnë që duhet intervenim më i shpejtë që të parandalohet rreziku i mundshëm.

Tërnava: Kërkesa e Clarkut e arsyeshme

Image

Hajrullah Tërnava

Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë pas deklaratës së gjeneralit amerikan Wesley Clark, thotë se perëndimi ka luajtur rol të madh në vendet e Ballkanit, prandaj sipas Tërnavës, duhet që ata të ndihmojnë edhe në avansimet dhe investimet ushtarake.

“Zhvillimet e politikave ndërkombëtare në Ballkan në këto kohëra, se kush do e përvetësojë këtë pjesë  të këtyre shteteve të mbetura jashtë BE-së, do të shihet viteve të ardhshme në vijim. Edhe në të kaluarën në këto vende janë bërë shumë luftëra, prandaj kjo  dëshmon se Ballkani është gjithnjë vend strategjik për të fortit që duan të dominojnë  me forcat e tyre, këtë pjesë  të këtyre shteteve. Edhe që në vitin 1999 forcat e NATO-s intervenuan në Kosovë dhe Serbi, dhe i kontribuuan ndaljes së përhapjes se luftës edhe në shtete tjera, disi është përshtypja se me kalimin e kohës tani e 18 vite, tani u harrua Kosova dhe tash shumë shërbime të huaja po e kryejnë punën e tyre, jo të pastër, duke krijuar kriza politike dhe duke u angazhuar që ta përvetësojnë  vendin tonë me aleancat e tyre”.

Ai ka shtuar, se duhet të ndërmerren hapat të nevojshme, sepse Rusia me aleatët e tyre është duke trokitur në “derë” me propaganda dhe investimet në Serbi.

Tërnava ka pohuar se, kërkesa e Clarkut që të parandalohet rreziku i mundshëm nga ana e SHBA-së dhe BE-së në rajonin e Ballkanit është e qëlluar dhe e arsyeshme.

“ Po nuk ndërmerren hapa të nevojshëm sikur e shpjegova, Rusia me aleatët e tyre është duke trokitur në derë me propagandat e tyre si dhe me investime që janë duke i bërë në Serbi dhe gjetiu. Në bazë  të situatës së tanishme edhe konfliktet e ndryshme mes këtyre shteteve mund të ndodhin, e sidomos situatën e tanishme që e kemi mes bisedave Serbi-Kosovë, për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Serbisë. Situata hiç më e mirë nuk është, edhe në mes Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë me shtetet përreth me të cilat kufizohet etj. Kërkesa e Clarkut që të parandalohet rreziku i mundshëm nga ana e SHBA-së dhe BE-së në rajonin e Ballkanit është e qëlluar dhe e arsyeshme, prandaj duhet të veprohet sa më parë që  mos  të jetë nesër vonë”, ka theksuar Tërnava.

Paralajmërimi

Gjenerali amerikan Wesley Clark, në një intervistë për televizonin e Sarajevës N1, thotë se fjalët e ashpra dhe veprat agresive mund të sjellin deri te konflikti në Ballkan më shpejtë se kudo në botë.

“Po, duhet të jemi të brengosur. Duhet që Ballkani Perëndimor të shtyhet përpara, në civilizim perëndimor dhe civilizim transatlantik, edhe atë sa më shpejtë. Kanë kaluar 23 vjet prejse është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit dhe mbetet të bëjmë edhe shumë për zhvillimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe mendoj se kjo po shkon shumë vështirë”, ka thënë Clark, i cli ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Evropë gjatë bombardimit të Serbisë.

Duke folur për skenën gjeopolitike në Ballkan dhe rolin të cilin e kanë në rajon Rusia, Turqia dhe Kina, ai ka thënë se këto shtete “e luajnë lojën ballkanike”.

Shala: Duhet të riaktualizohet politika e jashtme

Image

Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala pas deklaratës së Clark, ka konsideruar se, duhet të riaktualizohet politika e jashtme amerikane si kundërpërgjigje e aktivitetit rus.

“Po duke pasur në konsideratë  që Gjenerali ishte pjesë e NATO-së për shumë vite në cilësinë e këshilltarit, e në fund edhe si Komandant i Operationit për Çlirim të Kosovës dhe nga analiza e tij të bërë del me një propozim konkret që në Ballkan e me theks të veçantë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë të riaktualizohet politika e jashtme amerikan e cila duhet të vihet si kundërpërgjigje të aktivitetit rus, në ashtuquajtur qendër humanitare në Nish e cila në fakt ka marrë karakter të qendrës operative sekrete të politikës ruse në rajon dhe kjo konfirmohet edhe me vizitën të cilët pritet të ndodhë në mes presidentit serb dhe atij rus në Beograd këtë vite”, ka thënë Shala.

Gjasat për ndonjë konflikt të mundshëm, sipas Shalës, janë minimale dhe kjo për shkak të Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Kurse, sa i përket Kosovës, sipas Shalës, ajo duhet të “çkapet” nga politika inferiore nacionale që është praktikuar që nga viti 2008 e këndej.

“Ndërsa, sa i përket Kosovës kjo duhet të “çkapet”nga politika inferiore nationale që është duke praktikuar që nga 2008 e këndej. Sepse nëse mirret përbazë fuqia ushtarake- sigurisë Kosova duhet të risë investimet e GDP-së në këtë fushë,  sepse duhet të jetë kopatibile me vendet e rajonit në përgjithësi, e me Serbinë në veçanti meqenëse ende nuk kemi ndonjë progres në normalizimin e raporteve “shtetërore””, ka përfunduar Shala.

Një paralajmërim për rreziqet në Ballkan

Politologu Mentor Tahiri, është shprehur se deklarata e Clark është një paralajmërim për rreziqet në Ballkan.

Image

Mentor Tahiri

“Gjenerali Clark i është referuar një boshllëku të pranisë së mekanizmave perëndimor të sigurisë në regjion. SHBA-të dhe BE me veprime konkrete duhet përfundimisht të shuajnë çdo ambicie politike-ushtarake ruse në Ballkan. Deklarata e Gjeneralit Clark është një paralajmërim se rreziqet mund të jenë reale në Ballkan në rast se shtete të caktuara mbeten jashtë “orbitës” së kontrollit perëndimor. Rusia ende sheh hapësira veprimi të kombinuar politiko-ushtarak në lidhjet e saj me Serbinë, kurse gjithashtu pretendohet se ushqen një lloj influence të kufizuar në qarqe të caktuara politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoni. Këto dy shtete janë posaçërisht të rrezikuara kur dihet se kanë mbetur jashtë NATO-s”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, Kosova në këtë tablo gjeopolitike paraqitet si rast unik, mirëpo prania e trupave të NATO-s në Kosovë të cilat veprojnë në kuadër të KFOR, e posaqërisht prania e trupave amerikane, e zmbrapsë çfarëdo pretendimi ushtarak rus.

“ Në gjithë këtë tabllo gjeopolitike shumë të brishtë, Kosova paraqitet si një rast unik. Prania e trupave të NATO-s në Kosovë të cilat veprojnë në kuadër të KFOR, e posaçërisht prania e trupave amerikane, e zmbrapsë çfarëdo pretendimi ushtarak rus. Por Kosova, sikurse edhe vende të tjera të Ballkanit, nuk mbetet imune ndaj influencave të fshehta politike që vijnë nga jashtë. Në këtë drejtim, skena politike e Kosovës në pjesën më të madhe të saj nuk ka dhënë provimin, pasi që nuk ka kuptuar se preokupimi me tema fiktive politike ka shkaktuar vonesa në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Tani kur shtetet tjera në regjion po diskutojnë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE gjë që do të përmbyllë përkatësinë e këtyre vendeve në kuadër të botës perëndimore, Kosova ende merret me çështjen e liberalizimit të vizave”, ka nënvizuar Tahiri.

Qeveria e Kosovës me varësi në Listën serbe

Ai ka shtuar se, sipas parashikimeve viti 2019 do të jetë përcaktues i së ardhmes në Ballkan, ndërkaq ky vit Kosovën do ta gjejë nën “mëshirën” e Listës Serbe dhe dirigjimeve të Beogradit zyrtar.

“Në raport me politika të qarta preventime të cilat forcojnë sigurinë tonë kombëtare, skena politike e Kosovës duhet që me maturi dhe pa shikuar interesat e ngushta partiake, të krijojë institucione të qëndrueshme. Pika më kritike këtu mbetet funksionimi i një qeverie të brishtë e cila mbijetesën e saj në tërësi e mbështet tek përkrahja e Listës Serbe. Është e pafalshme që viti 2019, i cili sipas shumë parashikimeve mund të jetë vit përcaktues për të ardhmen e Ballkanit, ta gjejë Kosovën me institucione të cilat funksionimin e tyre e mbështesin në “mëshirën” e Listës Serbe dhe dirigjimeve që kjo merr nga Beogradi zyrtar”, ka përfunduar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img