Këto foto tregojnë rezidencën e shkatërruar të kriminelit më të pasur në histori, Pablo Escobar.
“Mbreti i Kokainës” bleu 81 mijë metra katrorë në Guatape të Kolumbisë pasi lindi vajza e tij Manuela në vitin 1984, dhe i vuri tokës po të njëjtin emër në nder të vajzës.
Ndërtesa ishte e përbërë nga mure me dy shtresa për fshehjen e parave dhe kokainës.
Në brendësi të saj ndodhej një disko private, një pishinë, një shtëpi për mysafirët, një pistë avioni, fusha tenisi, një fushë futbolli madje dhe një kopsht zoologjik.