Takimi i tyre ka ndodh në prag të Samitit të Londrës.
“Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”.