12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj uron SHBA-në për 4 korrikun: Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin amerikan më rastin e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se populli i Kosovës i është mirënjohës SHBA-ve për ndihmën e dhënë.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e përcaktuar për aleancë dhe miqësi me SHBA-të.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjellë urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it.

Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Besnikë të idealeve të lirisë dhe paqes, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img