12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

MKRS-ja 250 mijë euro shpërblim FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është firmosur nga zv.presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nga ministri Kujtim Gashi.

Sipas këtij memorandumi, FFK-ja do të mbështetet financiarisht me mbi 250 mijë euro nga ana e Ministrisë së Sportit. Kjo mbështetje financiare bëhet me qëllim të realizimit të objektivave dhe synimeve të Federatës për vitin 2018, përkatësisht për realizimin e politikave programore për avancimin e sportit femëror, për mjekësinë sportive, për avancimin e sportit cilësor, për zhvillimin e aktiviteteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për minoritetet dhe sportin multietnik, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatave të sportit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pas nënshkrimit të me memorandumit me zv. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, tha se “ky memorandum u nënshkrua sot në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”. Ministri Gashi po ashtu theksoi: “Kjo mbështetje financiare për Federatën e Futbollit bëhet me qëllim që Federata të ketë mundësi të realizojë programin e saj për vitin 2018. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë në mbështetjen financiare të sportit dhe Federatave në vend, sepse duke mbështetur financiarisht federatat dhe sportistët, po realizohen politikat programore për sportin”.

Ndërkaq zv. presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi. Ai falënderoi ministrin dhe e përgëzoi për punën që po bën në përkrahje të vazhdueshme të sportit të Kosovës e në veçanti futbollit të Kosovës. FFK-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës e veçmas me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img