Ka mbetur në fuqi aktakuza kundër Sami Lushtakut dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi.
Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi aktvendimin e Themelores në Prishtinë me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara ankesat e 23 të akuzuarve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, shkruan Indeksonline.
Në mesin e tyre ka persona të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, arratisje të personit të privuar nga liria, lehtësim i arratisjes, lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria, pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal etj.
Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi.